E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentja hidhet nga kati i V, rëndë për jetën

DURRËS - Një vajzë 21 vjeçe nga Bulqiza, që ndiqte studimet e larta në universitetin e Durrësit është duke luftuar me vdekjen në Spitalin Ushtarak. Ajo ka pësuar shembje dhe fraktura në gjithë trupin, pasi u hodh mbrëmë nga kati i pestë i pallatit ku banonte në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, kur e reja me incialet E.R, nga Bulqiza por me banim në Durrës, ku ishte studente, është hedhur nga kati i V i apartamentit që kishte marrë me qira bashke me tre shoqe.

Policia është duke hetuar ngjarjen, por burimet thonë se të gjithë të dhënat të çojnë tek një hedhje e qëllimshme, pra studentja ka tentuar vetëvrasjen. Edhe shoqet e saj, sot në polici kane dëshmuar se ajo ishte në depresion, për problemet e saj personale.

Vajza nga Bulqiza studion në vitin e tretë në degën e Menaxhim Turizmit në Universitetin 'Aleksandër Moisiu'.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›