Withers: Askush mbi ligjin, institucione të pavarura

Ambasadori amerikan John Withers ka bërë edhe një herë apel për pavarësi të institucioneve, pavarësi në media dhe për të ndaluar ndërhyrjen politike në gjyqësor. Ambasadori theksoi se pavarësia e institucioneve do të kthejë në realitet aspiratat e Shqipërisë për integrimin europian. "Asnjë institucion politik nuk duhet të ndërhyjë në funksionet e gjyqësorit. Askush, absolutisht askush, nuk mund të qëndrojë mbi ligjin", u shpreh ai.
Sipas Withers, pavarësia e medias është një tjetër çështje e rëndësishme, pasi në një shoqëri demokratike media mbron interesin e publikut.
"Por nëse media kthehet në një vegël politike, ajo humbet pavarësinë e saj, dhe interesi i publikut nuk mbrohet", shtoi ambasadori.
Në fjalën e tij në konferencën me rastin e 10 vjetorit të krijimit të institucionit të Avokatit të Popullit, Withers theksoi se Avokati i Popullit për shkak të pavarësisë mund të hetojë drejtë, mund të hetojë çështjen e atyre që janë të pafuqishëm.
Ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch në fjalën e tij ka kërkuar që të drejtat e njeriut të futen në politikat e qeverisë. Ai ka bërë apel për respektimin e të drejtave të njeriut në vendin tonë. "Ka ende shumë për të bërë në respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri", thesksoi ai. Bosch kërkoi vëmendje të veçantë në respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe grave. Ambasadori i OSBE-së vlerësoi se një qeveri e mirë do të thotë institucione të pavarura.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi tha se insitucioni i Avokatit të Popullit kërkon të sjellë më shumë transparencë dhe përgjegjësi në administratën publike. Topi theksoi se Avokati i Popullit mbetet një oponencë për mirëqeverisje.
Avokati i Popullit, Ermir Dobjani tha se ligji për Avokatin e Popullit, është cilësuar si një nga më të mirët në Evropë. Dobjani bëri apel për një marrëdhënie më të harmonizuar me parlamentin. "Avokati i Popullit nuk do jetë asnjëherë një opozitë, por ndihmë për një shtet më të mirë të së drejtës", nënvizoi ai.
Avokatit i Popullit tha se ky insitucion ka një kontratë me qytetarët.