Anetaret e BSH Kuvendi miraton Kulen dhe Golemin te PD dhe LSI
Komisioni i Ekonomise miraton edhe dy kandidatet e tjere per anetare te Keshillit Mbikeqyres te propozuar Dhori Kule nga Partia Demokratike dhe Ela Golemi nga Levizja Socialiste per Integrim. Ne komision ishte parashikuar diskutimi edhe i kandidates socialiste Ermelinda Meksi por burime nga Kuvendi bejne te ditur se dosja e saj nuk eshte bere ende gati. Me keto tre emra mbyllet edhe cikli i kandidaturave te perzgjedhura nga qeveria dhe Kuvendi me nga tre secila kurse i shtati perzgjidhet nga vete Keshilli Mbikeqyres.
I pari qe prezantoi aktivitetin profesional ishte Dhori Kule rektor i Universitetit te Tiranes keshilltar per PD-ne ne Bashkine e Tiranes. Kule ka mbajtur edhe postin e dekanit ne Fakultetin Ekonomik ndersa per shume vite ka kontribuar ne diskutime te ndryshme rreth zhvillimit ekonomik sikurse ka ushtruar edhe funksione ne bordet e institucioneve ne sektorin financiar.
Dhori Kule rektori aktual i Universitetit te Tiranes ishte kandidatura e propozuar nga grupi parlamentar i Partise Demokratike ndersa pas tij u votua edhe Ela Golemi e propozuar nga Levizja Socialiste per Integrim. Ndryshe nga kandidaturat e para Kule mori mbeshtetjen e te dyja forcave politike dhe ndaj tij nuk u paraqit asnje verejtje shenje kjo e konsensusit mes PD-se dhe PS-se per miratimin e anetareve te rinj. I pyetur nga deputetet rreth sfidave dhe punes ne te ardhmen ne BSH Dhori Kule u perpoq te ishte sa me objektiv duke parashtruar kujdesin qe duhet treguar ne arritjen e objektivave te bankes sic eshte ruajtja e inflacionit stabiliteti i cmimeve. Rendesia per pavaresine e bankes lidhet me se shumti me integritetin qe perfaqesojne anetaret dhe drejtuesit e saj sesa vete ligji theksoi Kule. Ai tha se vizioni i tij eshte qe te punoje per nje Banke Qendrore te pavarur dhe qe i sherben rritjes ekonomike te vendit dhe stabilitetit te cmimeve.
Ashtu sic vepruan me rastet precedente socialistet abstenuan gjate votimit ne komision si per Kulen ashtu edhe per Golemin. Sa i takon kesaj te fundit ne karrieren e kandidates se perzgjedhur nga LSI-ja regjistrohet nje angazhim gati 11-vjecar ne postet drejtuese te nje banke private ne vend dega Durres. Nisur nga eksperienca e gjate ne sistemin bankar Golemi deklaroi se ne detyren qe propozohet do te jape kontributin e nje profesionisteje qe vjen nga tregu.
Sipas nenit 44 pika 2 te gjithe anetaret e Keshillit Mbikeqyres zgjidhen dhe emerohen nga Kuvendi mbeshtetur ne propozimet e bera si me poshte a pese anetare propozohen nga Kuvendi b tre anetare propozohen nga Keshilli i Ministrave c nje anetar propozohet nga Keshilli Mbikeqyres. Presidenti i Republikes emeron guvernatorin e Bankes se Shqiperise mbeshtetur ne propozimin e Kryetarit te Keshillit te Ministrave. Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise zgjedh dhe emeron zevendesguvernatoret mbeshtetur ne propozimin e bere nga guvernatori. Qeveria ka propozuar Ardian Fullanin Elizabeta Gjonin dhe Petraq Milon si anetare te ketij keshilli. Fullani eshte drejt marrjes per here te dyte te postit te guvernatorit i cili ka nje mandat 7-vjecar. Kuvendi pritet te votoje 6 kandidate per ne keshill. Ndersa tre anetaret e tjere Halit Xhafa Ardian Civici dhe Arjan Kadareja do te vazhdojne ne keshill pasi nuk u ka mbaruar mandati.