E Diel, 1 Nëntor 2026

MacShane Shqiptaret popull fisnik por jo lideret e tyre

Ish-ministri

Shqiptaret jane nje popull fisnik por nuk besoj qe po aq fisnike jane edhe udheheqesit e shtetit shqiptar. Teksa Shqiperia po ecen ne zhvillimin e saj ekonomik perplasjet politike ndermjet dy forcave kryesore atje lene shume per te deshiruar. Keshtu deklaroi ne Prishtine ish-ministri per Europen ne qeverine e Londres Dennis MacShane. Do te ishte mire qe te arrihej nje stabilitet politik ne Tirane ne vend qe sa here dikujt te mos i pelqeje dicka qe z.Berisha ben te ndodhin demonstrata masive dhe njerezit te vriten apo anasjelltas. Ekonomia shqiptare po shkon mire dhe populli shqiptar eshte shume i mire por kur ata kane te bejne me politike te tille eshte per te ardhur keq

Sa i perket zhvillimeve politike ne Kosove z.MacShane tha se Serbia dhe Kosova nuk mund te kene dialog konstruktiv perderisa shteti serb me fonde qe merr si ndihme prej BE-se po vazhdon te financoje strukturat paralele ne Veri me crast i beri thirrje BE-se te ndale dhenien e fondeve. Unioni Europian jep 200 milione euro ne vit per mbeshtetjen e Serbise. E mbi 200 milione euro ne vit gjithashtu jep Serbia per mbajtjen e strukturave paralele ne Kosove. Prandaj une deshiroj ti them njerezve ne Unionin Europian qe keto para duhet te nderpriten. Kosova eshte gjithashtu viktime e fuqive politike jo vetem sa i perket raportit me Serbine. Kjo ka te beje sidomos ne OKB e cila nuk po e njeh Kosoven. Komuniteti nderkombetar refuzon te njohe Kosoven ne vend qe te rishkruaj Rezoluten 12 44 qe eshte njeri nga tekstet me te keqija te shkruara ne historine Kombeve te Bashkuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›