Fule: Jo Sarajevës, pa Kosovën dhe Serbinë
BRUKSEL- “Takimi i Sarajevës mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse në të marrin pjesë edhe Serbia, edhe Kosova” kështu deklaroi komisioneri i BE-së për zgjerimin, Stefan Fule.
“Shpresoj shumë, që ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit, të mos humbasin mundësinë që ta kthejnë bashkëpunimin rajonal në një proces përfshirës, duke siguruar se të gjithë janë në tavolinën e bisedimeve”, theksoi Fule.
Ai ka nënvizuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e Sarajevës nëse nuk do të jenë të pranishme si Serbia, edhe Kosova.
“Do të marr pjesë në çdo konferencë që bazohet në parimet e gjithëpërfshirjes dhe shtyn një hap përpara bashkëpunimin rajonal”, theksoi diplomati evropian.
Deklaratat e komisionerit Fule u bënë gjatë një interviste për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.
(e.n/BalkanWeb)