E Diel, 1 Nëntor 2026

Anetaret e Kushtetueses Dedja Duhet akt normativ i shkruar per perzgjedhjen

TIRANE- Procedura e perzgjedhjes se anetareve te Gjykates Kushtetuese nga Presidenti Topi dhe me pas votimi i tyre ne parlament nuk jane te percaktuara qarte ne Kushtetute.
Kreu i Gjykates Kushtetuese ne nje interviste per News24 thote se eshte e domosdoshme te kete nje akt normativ te shkruar per te mos patur interpretime te gabuara.

Kushtetuta dhe ligji ka parashikuar kriteret per zgjedhjen e anetareve te Gjykates Kushtetuese te cilet duhet te jene juriste te shquar me pervoje pune jo me pak se 15 vjet ne profesion perfshire dhe integritetin moral etj. Ndersa specifikisht se cilat duhet te jene rrethanat e perzgjedhjes se ketyre kandidateve nga presidenti dhe me pas votimi ne parlament aktualisht nuk ka nje akt te shkruar normativ. Eshte shume e rendesishme qe gjerat te jene te shkruara me qellim qe te mos lene shteg per keqinterpretime thekson Dedja.

E vene shpesh ne shenjester te politikes per shkak te vendimeve te ndermarra kreu i Kushtetueses deklaron prere se politika nuk do te kete asnje lloj ndikimi ne vendimarrjet e kesaj gjykate.

Detyra e Gjykates Kushtetuese eshte te zbatoje ligjet dhe Kushtetuten e ketij vendi. Persa i perket interpretimeve politike apo nga ane te tjera Gjykata Kushtetuese eshte e bindur ne vendimmarrjen e saj dhe eshte betuar qe do zbatoje vetem Kushtetuten e ketij vendi. shprehet kreu i Kushtetueses.
Bashkim Dedja me nje karriere te pasur profesionale mori drejtimin e Gjykates Kushtetuese nje jave me pare.

e.n/news24/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Anetaret e Kushtetueses Dedja Duhet akt normativ

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›