E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkoder lumi Kir rrezik per permbytje

SHKODER- Fillimi i stines se shirave rikthen rrezikun e permbytjeve ne Shkoder. Nese nuk sigurohet nje investim prej 930 mije dollaresh 4 komuna ne rrethin e Shkodres do te mbeten te izoluara pasi lumi Kir mund te shkaterroje rrugen kryesore qe lidh keto komuna me Shkodren.

Kryetari i komunes se Postribes ben apel qe projekti per argjinaturen e lumit Kir te financohet sa me pare pasi ne te kundert demi qe do te shkaktohet do te shkaktohet do te jete i pallogaritshem.

Specialistet e keshillit te qarkut te Shkodres kane realizuar projektin qe duhet per nje nderhyrje te tille i cili eshte miratuar me nje fond prej 930 mije dollaresh dhe parashikon qe argjinatura pergjate lumit Kir te jete 200 metra e gjate dhe 10 metra e larte.

Kjo argjinature mendohet se do te mbroje njehere e mire aksin rrugor nga gerryerja e lumit Kir dhe mund te parandaloje permbytje te tjera si ato te ketij fillim viti.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›