E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarrfikesit e Elbasanit stervitje te perbashket me koleget nga Kosova

ELBASAN- Forcat zjarrefikese te Elbasanit jane bashkuar me koleget e tyre nga Kosova ne nje demostrim nderhyrje. Stervitja eshte kryer paraditen e sotme ne shkollen e mesme Luigj Gurakuqi teksa forcat pjesemarrese nga te dy vendet kane improvizuar masat qe merren ne rast te renies se zjarrit ne nje institucion arsimor.

Qellimi i kesaj stervitje te perbashket eshte paraqitja e punes ne te tilla raste kur forcat zjarrefikese duhet te evakuojne nje shkolle te dergojne te demtuarit ne spital dhe te izolojne vatren e zjarrit.

Aktualisht ne qytetin e Elbasanit veprojne tre forca zjarrefikese te cilat jane gjithnje ne gadishmeri bashke me dy autoambulanca.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›