E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasat Kodheli Kompanite evazion fiskal se abuzim me cmimin

TIRANEuml- Ne daljen e saj te sotme perpara mediave Nenkryetarja e Komisionit te Ekonomise Mimi Kodheli solli te tjera fakte qe nxjerrin ne pah korrupsionin e qeverise ne lidhje me kasat fiskale. Duke bere publike deklaratat doganore ka dal qarte ne pah se cmimi me te cilin keto kasa shiten ne tregun shqiptare eshte abuzues.

Sot do tju tregojme provat e fundit deklaratat doganore kryer ne doganat nen administrimin e ministrit te financave per kasat fiskale qe kane hyre dhe jane shitur nga keto kampani ne Shqiperi. Keto deklarata doganore tregojne qartesisht dimensionin real te perfitimit marramendes nga ky biznes qeveritar- u shpreh Kodheli.

E per kete fakt te paraqitur sipas Kodhelit qeveria ka dy mundesi per tu pergjigjur ose te pranoje qe ne doganat shqiptare kompanite e importit te kasave kryejne evazion fiskal ose te pranoje qe kompanite kane abuzuar dhe perfituar ne menyre skandaloze me cmimin. Por ne te dyja rastet kjo ndodh me autorizimin e kesaj qeverie.

Kjo eshte tarifa e korrupsioin per te cilen kemi folur dhe per te cilen kryeministri i vendit ka marre vendimin ta vendose si takse mbi cdo qytetar shqiptar- thote Kodheli.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›