Anëtarët e Kushtetueses Komisioni i Ligjeve kalon 3 dekretet e Topit
TIRANE- Tre dekretet e presidentit Topi për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë kaluar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve nga mazhoranca. Emrat e të zgjedhurve nga kreu i shtetit janë: Bashkim Dedja, Vangjel Kosta dhe Altina Xhoxhaj e rrëzuar njëhërë nga mazhoranca aktuale në vitin 2008 , kur ajo ishte përzgjedhur nga Presidenti për anëtare e Gjykatës së Lartë.
Pas prezantimit që bënë 3 kandidatët, ata u pyetën rreth një sërë cështjes ku nuk munguan as ato të karakterit politik.
Duke u ndalur në bojkotin që opozita i ka bërë komisioneve parlamentare , deputeti Alibeaj ka dashur të dijë nga zoti Dedja mendimin e tij në rastin kur opozita ankimon në Gjykatën Kushtetuese një ligj për të cilin nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë.
“Personat që nuk e kanë ushtruar të drejtën për të debatuar mbi këtë akt , mbi këtë ligj, nëse ata kanë mohuar të japin kontributin e tyre atëherë ky është një vlerësim që bën vetë mbledhja e gjyqtarëve. Besoj se nuk duhet të shprehem paraprakisht” u shpreh Dedja.
Tre kandidaturat e para për Gjykatën Kushtetuese pritet ti kalojnë kuvendit për votim ndërsa opozita ka kërkuar që votimi të bëhet me shumicë të cilësuar.
(e.n/News24/BalkanWeb)