Durrës, nis gjyqi ndaj Artan Kristos, akuzohet për nxitje terrorizmi
DURRëS- Ka nisur sot në qytetin e Durrësit seanca gjyqësore ndaj, Artan Kristos, i akuzuar për nxitje të terrorizmit në një forum në internet. Ky i fundit është arrestuar që në tetor të vitit të kaluar, ndërsa gjykata e Durrësit ka vendosur masën e buurgut pa afat për të. Në seancën që zhvillohet sot në Durrës, Kristo rrezikon deri në 10 vjet burg, por aid he avokati i tij mbrojtës kërkojnë pushimin e cështjes pasi provat ndaj tij janë të pavlefshme.
Në mesazhet e zbuluara nga Prokuroria, Kristo shkruante se “ka patur dhe do të ketë Xhihad, i cili është obligim dhe detyrim i madh për myslimanizmin deri diten e gjykimit”, ndërkohë në një tjetër mesazh është dhe ai ku lartësohej figura e Bin Ladenit. Një tjetër thënie që konsiderohet propagandë për prokurorinë është ai “që ne pranojmë dhe të vritemi sepse Xhihadi është luftë e shenjtë dhe obligim për myslimanët“ .Nisur nga përmbajtja e këtyre këshillave dhe propagandës, prokuroria pretendon se nxitet urrejtja fetare dhe veprat terroriste.
Artan Kristo, i akuzuar për nxitje, thirrje publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste rrezikon 10 vjet burg. Kështu sipas nenit 232 pika A thuhet se "Nxitja, thirrja publike, shpërndarja e shkrimeve ose propogandave në forma të tjera që synon mbështetjen ose kryerjen e një apo më shumë veprave për qëllime terroristë dhe për financimin e terrorizimi nëse nuk përbën vepër tjetër penale dënohet nga katër deri në dhjetë vjet burg".
(m.a/BalkanWeb)