Topi takon kreun e medias angleze CTN: Mbështetje për integrimin
TIRANë- Presidenti i Republikës Bamir Topi priti sot paradite Kryetarin e qendrës së njohur mediatike angleze CTN dhe Anëtarin e Komisionit zgjedhës të Shtëpisë së Lordëve mbi çështje të Bashkimit Evropian, Lordin Alan Uatson. Në këtë takim kreu i shtetit vlerësoi lart marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Britaninë e Madhe dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën e dhënë në ecurinë e proceseve demokratike dhe integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Britania e Madhe mbetet për Shqipërinë një vend mik dhe një aleate e fuqishme në plotësimin e aspiratave integruese të popullit shqiptar tha Presidenti Topi. Ndërkaq sikundër bën të ditur zyra e shtypit të presidences nga ana e tij, Lordi Uatson siguroi mbështetjen e mëtejshme të qeverisë së re të vendit të tij në realizimin e aspiratave integruese të Shqipërisë duke shprehur “bindjen se së shpejti vendi ynë dhe i gjithë Ballkani Perëndimor do të bëhen pjesë e familjes së madhe europiane.”
(m.a/News24/BalkanWeb)