Fier, dështon serish seanca për "Ruzhdien"
FIER- Shtyhet për të katërtën herë seanca gjyqësore për komunën e përfolur për manipulime dhe abuzime në zgjedhjet e qershorit 2009.
Mungesa e avokatëve është bërë sërish precedent për shtyrjen e radhës të seancës gjyqësore në ngarkim të 9 shtetasve , mes tyre 6 komisionerë të djathtë e të majtë të komunës Ruzhdije.
Dy avokatë kanë munguar sërish, duke bërë që përballë kësaj situate gjyqtari i cështjes të shtyjë seancën për në datën 31 maj. Prokurori i cështjes, Clirim Sinaj ka kundërshtuar vendimin , duke argumentuar se trupi gjykues duhet të marrë masa për mungesat e pajustifikueshme të avokatëve duke i cilësuar mungesë kulture dhe edukate ndaj trupit gjykues dhe ligjit.
Ish komisionerët akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikim të dokumentave të votimit dhe votim më shumë se njëherë në zgjedhjet e 28 qershorit të shkuar në qendrën e votimit 3052.
(e.n/News24/BalkanWeb)