Anetaret e larguar nga AK i bashkohen PS-se
Dje në studion e Opinion, kryesocialisti Rama shpjegoi pse refuzoi të bënte koalicion me Aleancën Kuqezi. Ndërsa sot i dha mirëseardhjen një grupi anëtarësh të larguar nga kjo parti, të cilën e cilësoi një diversion politik.
Edi Rama deklaroi, në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, se ka refuzuar koalicionin parazgjedhor me Aleancen Kuqezi te Kreshnik Spahiut, pasi ai i kishte kerkuar arrestimin e Sali Berishes brenda 100 diteve si dhe bashkimin me Kosoven brenda mandatit te pare.
Një ditë më pas kryesocialisti priti në selinë rozë një grup anëtarësh që braktisën AK-në për t’iu bashkuar rradhëve të Partisë Socialiste. Duke cilësuar Aleancën Kuqezi si një forcë diversive për të çorientuar popullin opozitar, Rama theksoi se dyert e PS janë të hapura edhe për të tjerë.
Ndërsa anëtarët e larguar nga AK u shprehën kundër vendimit të kësaj force për të garuar vetëm. Ata akuzuan Kreshnik Spahiun se ka monopolizuar drejtimin e partisë, pa u konsultuar me strukturat e saj.