Pas dënimit me 30 mijë lekë, Balla padit Pollon: Abuzim me tendera
Tiranë- Deputeti socialist Taulant Balla ka depozituar në Gjykatën e Tiranës një tjetër padi kundër ministrit të Inovacionit Genc Pollo për abuzime me tenderin e rrjeteve dixhitale tokësore.
Balla në thelbin e padisë së tij ka akuzat ndaj ministrit Pollo për shkelje të barazisë dhe abuzime me tenderin.
Ndërkohë që menjëherë ka reaguar edhe vetë ministri Genc Pollo, i cilu u shpreh se dëmshpërblimin e gjykatës do e dërgojësërish për Kryqin e kuq.
Taulant Balla, sa herë që kalon nga Prokuroria hedh një shuk me letra dhe përmend emrin tim. A vepron për hesap të Edi Ramës, apo për hesap të biznesit të kunatit, apo të të dyve bashkë, pak më intereson se çfarë bën ky gojëpalarë. Mbetem i vendosur që nëse sërish gjykata e urdhëron Ballën të më dëmshpërblejë, paratë do tia dhuroj Kryqit të Kuq Shqiptar”,- tha Pollo, nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat.
Disa ditë më parë, gjykata e Tiranës shpalli fajtor deputetin socialist duke e dënuar me gjobë me një shumë prej 30 mijë lekësh të reja, pas akuzave që ky i fundit kishte ngritur për Pollon në Kuvendin e Shqipërisë në tetor të 2011, për korrupsion, shpërdorim detyre dhe abuzime me tendera.
Pas vendimit Pollo tha: Dëmshpërblimi i caktuar nga gjykata ishte i ulët dhe prandaj jodekarajues për shpifës të tjerë si Balla pasi ajo sasi parash do ti kalojë Kryqit të Kuq Shqiptar.
Për vendimin ka reaguar edhe deputeti socialist, duke e cilësuar këtë një vendim politik të gatuar në aneksin e kuzhinës së Sali Berishës kundër opozitës.