Anetari i Go West me grup te ri falsifikatoresh
Tete muaj hetime i jane dashur policise kryeqytetase te zbuloje nje grup prej dhjete personash te cilet kishin krijuar pese baza te falsifikimit te dokumenteve. Ky grup merrej kryesisht me falsifikim vizash per te ndihmuar ne kalimin e paligjshem te kufirit por nuk perjashtonin edhe rastet e falsifikimit te dokumenteve te tjera. Ata u kapen gjate operacionit te koduar Karteli ku pjesa dermuese e grupit kishte qene arrestuar edhe me pare per te njejten veper penale. Kreu i grupit mendohet se ishte Kledi Beshi nje person i njohur per policine e Tiranes i arrestuar disa vite me pare si anetar i grupit te goditur gjate operacionit Go West ne vitin 2005.
Kreu i policise kryeqytetase Tonin Vocaj ka dale dje ne nje konference per shtyp per te bere me dije se ishte finalizuar operacioni i koduar Karteli me dhjete persona te arrestuar nga te cilet shtate ishin denuar per te njejten veper penale edhe me pare. Sipas te dhenave hetimore ky grup ishte krijuar pasi shume prej anetareve kishin dale nga burgu ku dy persona kryesore mendohet se jane Kledi Beshi i cili njihet si anetar i grupit te shkaterruar gjate operacionit Go West ne vitin 2005 dhe Artur Demi i arrestuar per here te fundit ne vitin 2008 ne afersi te Gjykate se Tiranes ku ju kapen nje sere vulash qe perdoreshin per falsifikim vizash e ndryshe u cilesua edhe si njeriu i vulave. Por edhe personat e tjere te arrestuar gjate ketij operacioni nuk kane eksperience me te paket pasi jane denuar per falsifikime te ndryshme.
Drejtori i Policise se Qarkut Tiranes deklaroi se arrestimi i tyre u realizua pas nje hetimi 8-mujor duke aplikuar metodat speciale te hetimit si dhe eshte arritur dokumentimi i aktivitetit kriminal me tendence Falsifikimin e dokumenteve. Nga ecuria e hetimeve eshte vertetuar me prova te mjaftueshme se shtetasit e mesiperm ne bashkepunim me njerindashtjetrin prodhonin dokumente te falsifikuara te cilat me pas i shisnin ne shumat e parave qe shkonin nga 100 euro deri ne 700 mije leke vuri ne duke Tonin Vocaj. Po sipas tij pas hetimit te bere ndaj tyre u konkludua se ata ndihmonin shtetas te ndryshem per kalim te paligjshem te kufirit.
Gjate zhvillimit te ketij operacioni nga Specialistet e Seksionit Kunder Krimit Ekonomik-Financiar eshte ushtruar kontroll ne 20 banesa dhe ambiente te ndryshme ne qytetin e Tiranes ku jane zbuluar pese baza falsifikimi si dhe jane sekuestruar nje sasi e konsiderueshme materialesh. Burimet policore shpjeguan se jane bllokuar gjashte skanere per prodhimin e dokumenteve te cilesise shume te larte kompjutere nje prese per prodhimin e vulave te thata si dhe tete viza false Shengen. Gjithashtu grupi hetimor ka mundur te bllokoje mbi 250 leje drejtimi mjeti te paplotesuara si nga vendi ashtu edhe nderkombetare mbi dymije flete te paplotesuara per leje qendrimi ne Itali si dhe mjete te tjera te teknologjise se larte per falsifikim dokumentesh.
Policia tha se vazhdon puna intensive per dokumentimin e metejshem te kesaj veprimtarie te paligjshme si dhe per identifikimin e personave te tjere te perfshire. Ne ngarkim te tyre u perpiluan materialet hetimore dhe procedurale te cilat do ti kalojne per kompetence organit te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te falsifikimit te dokumenteve te leternjoftimeve vizave pasaportave vulave stampave dhe formulareve. Nderkaq ata do te ndiqen penalisht edhe per dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit.