E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lejet e ndertimit hetimet perfshijne edhe Komunen Farke

Prokuroria Dyshohet se komuna ka dhene leje ndertimi ne zonen e Liqenit Artificial

Akuzat per marrje ryshfeti per dhenien e lejeve te ndertimit ne Qarkun e Tiranes perfshijne edhe Komunen Farke. Kjo e fundit ka ne territorin e saj nje pjese te mire te kodrave prane Liqenit Artificial ne Tirane dhe si e tille ka dhene mjaft leje ndertimi per urbanizimin e kesaj zone. Burime nga Prokuroria e Tiranes thane se akuzat Brace-Vokshi jane hetuar me perparesi dhe ka rezultuar se ndertimet ne kete zone do te perfshinin 180 mije metra katrore. Ndertimet do te zinin kompleksin Dinamo Pishinat kendin e lojerave dhe nje pjese te zones se thate te Liqenit Artificial. Duket se kjo zone pra zona e thate e Liqenit Artificial eshte ne territorin e Komunes Farke dhe studimet per urbanizimin e kesaj zone kane vendosur qe ne te te behen ndertime. Prona u eshte kthyer pronareve te cilet kane kontaktuar biznesmene ne fushen e ndertimit. Keta te fundit kane arritur ta studiojne zonen dhe kane vendosur te ndertojne duke perfshire pallate shumekateshe. Mesohet se disa biznesmene jane paraqitur prane zyrave te Komunes Farke per te dorezuar kerkesat per leje ndertimi. Pikerisht keto kerkesa dhe i gjithe dokumentacioni per ndertimet ne zonen prane Liqenit Artificial ne Tirane jane kerkuar nga prokuroria me qellim qe te verifikoje nese eshte dhene ose jo ryshfet per marrjen e lejeve te ndertimit.

Zonat

Betonizimi i zones prane Liqenit Artificial ne Tirane eshte firmosur nga Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise. Siperfaqja perfshinte kompleksin Dinamo kompleksin Pishinat lodrat dhe shkonte deri te zona e thate e Liqenit Artificial. Hetimet e Prokurorise se Tiranes kane nxjerre ne drite te gjitha vendimet per kthimin e kesaj zone ne zone ndertimi. Maketi i publikuar ne media me kullat 30-kateshe perfshin vetem nje pjese te vogel te kesaj siperfaqeje. Disa studime urbanistike e kane lidhur kete zone me pjesen tjeter te Tiranes. Pas shume diskutimesh anetaret kane hedhur firmen qe kjo zone te shnderrohet ne nje kompleks me kulla gjigante. Ne loje jane futur pronaret e truallit. Kane pergatitur te gjitha letrat dhe pasi ua kane paraqitur institucioneve perkatese kane arritur te fitojne te drejten qe te ndertojne. Megjithate kjo zone ishte pa plan urbanistik dhe medoemos duhej te merrej nje leje perkatese prane instancave te Bashkise se Tiranes. Kjo e fundit ka kryer nje sere studimesh dhe ka vendosur qe te mos ndertoheshin ne shume zona. Bashkia e Tiranes u ka kthyer pergjigje ish-pronareve dhe biznesmeneve qe qendronin pas tyre se mund te ndertonin vetem ne token e lire jo te komplekset qe ndodhen ne kete zone. Sipas prokurorise keto vendime te Bashkise se Tiranes nuk u kane pelqyer pronareve dhe biznesmeneve te cilet kane paraqitur edhe studime te zones. Duke pare qe bashkia u hoqi nje pjese te mire te territorit biznesmenet kane menduar qe metrat e humbur nga keto terrene ti kompensojne me ndertime ne ajer. Jane planifikuar qe te kete ndertime te kullave 30-kateshe megjithate edhe ky plan duket se nuk mund te marre leje pasi qyteti i Tiranes duhet te kete nje plan urbanistik. Plani urbanistik duhet te perfshije edhe kete zone dhe me pas mund te vendoset per ndertime. Pronaret jane paraqitur edhe te Komuna Farke ku dhe kane depozituar nje sere kerkesash per leje ndertimi.

Dokumentet

Akuzat e deputetes demokrate Albana Vokshi sipas Prokurorise se Tiranes kane perfshire rreth 1/20 e te gjithe territorit ku KRRTRSH-ja kishte vendosur te ndertohej. Ne 11 mije metrat katrore ku pretendonte Vokshi se bashkejetuesi i saj kishte dhene ryshfet per marrjen e lejes se ndertimit do te kryheshin ndertime te kullave 30-kateshe ndersa mesohet se per kete zone ka pasur edhe interesa te tjera. Hetimet disamujore te njesise Task-Force ne kryeqytet kane nxjerre ne drite se ndertimet do te kryheshin ne nje territor prej 180 mije metrash katrore ku pronaret e ketij trualli mesohet se kishin lidhur parakontrata me disa biznesmene. Krahas Bashkise se Tiranes njesia Task-Force po kryen verifikime edhe ne Komunen Farke. Ne ditet e ardhshme do te depozitohet kerkesa per marrjen e dokumenteve dhe me pas do te vendoset per fatin e kesaj dosjeje hetimore. Burimet nga akuza kryeqytetase thane se ende dosja e lejeve te ndertimit nuk ka ndonje person nen hetim apo te pandehur por vazhdojne te verifikohen te gjithe hapat per betonizimin e zones prane Liqenit Artificial te Tiranes. Burimet zyrtare nga akuza e kryeqytetit thane se ende nuk kane marre nje vendim per kete dosje e cila perfshin tri episode lejet e ndertimit nga Bashkia e Tiranes koncesionet e HEC-eve dhe koncesionet e vendburimeve te naftes nga Ministria e Ekonomise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›