E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE për zgjedhjet në Rusi: Parregullsi në favor të Putinit

Rezultatet paraprake tregojnë që Putin, i cili aktualisht është kryeministër i Rusisë, fitoi me mbi 63 % të votave.

Menjëherë pas zgjedhjeve kanë shpërthyer pretendime të shumta për manipulime dhe dhunim të votës,  teksa OSBE-ja tha se rezultati përfundimtar (Putin në Presidencë) nuk u vu asnjëherë në dyshim.

Në një komunikatë të publikuar sot, OSBE-ja thotë se “ndërsa kandidatët e zgjedhjeve presidenciale ruse ishin në gjendje të bënin fushatë pa pengesë, kushtet ishin qartësisht të njëanshme në favor të një kandidati, kryeministrit Vladimir Putin".

OSBE shkoi më tej duke thënë se “nuk kishte konkurrencë reale dhe keqpërdorimi i burimeve qeveritare bëri që fituesi i zgjedhjeve të mos vihej kurrë në dyshim”./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-05 13:42
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›