E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazzarri: Chelsea tash më i rrezikshëm

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, është i shqetësuar pasi skuadra kundërshtare është ndarë me menaxherin Andre Villas-Boas.

Italianët do të udhëtojnë në Stamford Bridge javën e ardhshme, për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, pasi fituan me 3-1 në ndeshjen e parë.

“Si koleg, më vjen keq që e dëgjoj këtë. Nuk e di nëse kjo mund të jetë avantazh në Ligën e Kampionëve, pasi të paktën e dija se si luan Villas-Boas. Tani do të duhet të shohim”, ka thënë Mazzarri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›