E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angazhim për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve

Autori i Lajmit: red.
Banka e Shqipërisë, mbetet e angazhuar në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe politika monetare e saj do të jetë e orientuar drejt ruajtjes së qëndrueshmërisë së çmimeve, në përputhje me objektivin e saj. Burime nga BSH-ja bënë të ditur se nga informacioni i deritanishëm, rezulton se faktorët e kërkesës së brendshme me natyrë nxitëse ndaj presioneve inflacioniste në ekonomi, janë më të balancuara. Megjithatë parashikimet e Bankës së Shqipërisë për dymbëdhjetë muajt në vijim, evidentojnë se rreziqet inflacioniste janë ende të pranishëm në periudhën afatmesme, veçanërisht në kushtet e krizës financiare në tregun ndërkombëtar dhe mundësisë për shfaqjen e efekteve në një kohë të mëvonshme. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë do të monitorojë me kujdes të veçantë çdo informacion dhe zhvillim të ardhshëm, në tregun financiar ndërkombëtar dhe vendas, bëjnë të ditur burime nga BSH-ja. Sipas BSH-së, aktualisht sistemi bankar shqiptar nuk është prekur nga kriza financiare që ka prekur tregjet ndërkombëtare.

Ky lajm është publikuar: 06/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›