E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan dhe e dashura zhvendosen në Dubai?

Autori i Lajmit: red.
Aktorja Lindsay Lohan dhe e dashura e saj lezbike, DJ Samantha Ronson, raportohet se janë në kërkim të një shtëpie në parajsën e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Dubai, me qëllim t i shmangin kamerat. Dyshja raportohet se kanë rënë në dashuri me ishujt artificial në formë të palmës, pasi Ronson performoi në hapjen e hotelit superluksoz Atlantis Hotel, në fund të vitit të kaluar. Edhe aktorja e filmit “Mean Girls” është e etur të shfrytëzojë mungesën e paparacëve në shtetin e Lindjes së Mesme duke harxhuar plot 2.18 milionë dollarë për vendbanimin e ri. Megjithatë dyshja duhet ta mbajnë lidhjen e tyre të qetë nëse zhvendosen në këtë vend mysliman, pasi homoseksualizmi është dukuri e palejuar
Ky lajm është publikuar: 05/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›