Bujqësia në 2009, do të investohen rreth 23 milionë dollarë
Autori i Lajmit: red.
Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, (MBUMK) do të investojë gjatë këtij viti, rreth 23 milion USD për sektorin e bujqësisë dhe ushqimit. Burime nga MBUMK bënë të ditur se në programin e investimeve prioritet, do zë infrastruktura e kullimit dhe ujitjes me rreth 37,0% të investimeve dhe zhvillimi rural me 24,7%, të totalit të investimeve. Hajri Ismaili, Drejtor për Ujitjen dhe Kullimin në MBUMK, tha dje se "për infrastrukturën e kullimit dhe ujitjes, parashikohet të investohen 900 milionë lekë, ku financimet e huaja zënë peshën më të madhe me projektin "Menaxhimi i Burimeve Ujore". Ndërsa për projektet me financim të brendshëm, rëndësi i është kushtuar objekteve "Mbrojtje nga përmbytjet", ku bëjnë pjesë "Hidrovore" dhe "Studim-Projektime". Për zhvillimin rural, sipas Ismailit, gjatë vitit 2009 parashkohet të investohen mbi 308 milion lekë. "Brenda këtij programi, nga financimi i brendshëm i është dhënë prioritet projekteve për "Ndërtim tregu bujqesor shumice" në Lezhë, Dibër dhe Has, ndërsa nga financimet e huaja, spikat granti "Për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Zonave Malore", tha ai.
Ky lajm është publikuar: 06/01/2009