E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angazhimi gjerman ne Kosove do te vazhdoje

Deutsche Welle Ambasador Steinbach si i shihni zhvillimet e fundit ne Kosove fjalen e kam ketu per zgjedhjet e parakohshme qe ndodhen dhe problemet qe u shfaqen ne keto zgjedhje

Hans Dieter Steinbach Une dua te permend dy gjera qe mendoj se jane te rendesishme. E para dhe e mira eshte qe i gjithe procesi duke filluar nga kriza qe patem me rastin e zgjedhjeve ka kaluar mire dhe sipas rregullave kushtetuese. Nje lavdate e meritojne KQZ-ja dhe PZAP-ja sepse nuk ka qene e lehte qe te organizohen keto zgjedhje ne nje kohe shume kaq te shkurter. Nje sinjal jashtzakonisht pozitiv ka qene edhe pjesemarrja e larte e komunitetit serb ne keto zgjedhje. Por megjithate ka pasur edhe nje sere mangesish te tjera duke filluar me manipulimine zgjedhjeve tentativave per ti falsifikuar ato etj. te cilat kane demtuar te gjithe procesin. Ndonese keto gjera kane ndodhur vetem ne disa komuna megjithate ato e kane demtuar procesin demokratik. Mirepo me angazhimin e KQZ-se PZAP-se dhe Gjykates Supreme eshte bere e mundur qe keto probeme te tejkalohen ne menyre te kenaqshme. Dhe meqenese PZAP ka hedhur poshte nje sere ankesash shpresojme qe se shpejti te kemi certifikimin e rezutateve te zgjedhjeve.

Deutsche Welle Deputetet qe do te hyjne ne parlamentin e Kosoves mund te cilesohen potesisht legjitime nese marrim parasysh manipulimet qe ndodhen ne zgjedhje per te cilat flisni dhe ju 

Hans Dieter Steinbach Nese KQZ certifikon rezultatet e ketyre zgjedhjeve - qe shpresojme se do te ndodhe ne ditet e ardhshme - atehere besoj se ceshtja e legjitimitetit te ketyre deputeteve nuk do te jete me e diskutueshme.  

Deutsche Welle Zoti ambasador Steinbach tani pritet krijimi i institucioneve te reja bisedimet per koalicione qeveritare kane filluar. Nga perspektiva e nje dipomati jeni Ju per nje qeveri gjithperfshirese apo qe ne Kosove te kete nje pozite dhe opozite te mirefillte

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hans-Dieter Steinbach Ambasadori i RF-Gjermanise ne Kosove

Hans Dieter Steinbach Detyra e formimit te qeverise eshte detyre e politikaneve dhe partive politike ne Kosove. Me kete rast duhet te merret parasysh edhe vullneti i votuesve. Vendimtare eshte qe partite politike qe do ta formojne qeverine e ardhshme te merren vesh dhe te percaktojne parime te perbashketa per krijimin e qeverise. Gjate bisedave per krjimin e koalicioneve pike kryesore duhet te jene edhe ceshtjet faktike sepse trajtimi i ceshtjeve themelore faktike duhet te jete edhe baza per krijimin e nje qeverie ndermjet koalicionit qeverises. Mirepo ne pergjithesi sikurse ne te gjitha vendet tjera demokratike vlene parimi qe ne nje shtet duhet te kete edhe nje opozite te fuqishme e cila do ti kontrollonte te gjitha veprimet e qeverise.

Deutsche Welle Zoti ambasador cilat jane sfidat me te cilat do te perballen institucionet e reja

Hans Dieter Steinbach Sigurisht qe ekzistojne disa sfida me te cilat do te perballen institucionet e Kosoves. Une keto do ti ndaja ne sfida afatshkurtera dhe afatmesme. Tek grupi i pare ben pjese miratimi i buxhetit per vitin 2011. Nje tjeter sfide ekonomike-politike mendoj se eshte edhe ceshtja e privatizimit i cili do te duhej te behej ne menyre te rregullt transparente dhe sa me te shpejte. Tek sfidat qe kane te bejne me politiken e jashtme ben pjese nisja e dialogut te paralajmeruar me Serbine dhe ketu eshte shume me rendesi qe ky dialog te nise menjehere pas formimit te qeverise se Kosoves e te zhvillohet ne menyre te shpejte dhe konstruktive. Ne aspektin afatgjate Kosova do te perballet me sfiden qe ka te beje me integrimet evropiane dhe ne kete kuader eshte shume e rendesishme qe qeveria e re e Kosoves te mundohet ti plotesoje kushtet dhe kriteret perkatese te nevojshme per nje afrim me Bashkimin Evropian.

Deutsche Welle Ambasador Steinbach keto ditet e fundit patem nje rezolute te Keshillit te Evropes dhe raportin i Dik Martit keto zhvillime ndodhen para bisedave te paralajmeruara me Serbine. Mendoni se keto zhvillime e kane demtuar procesin e bisedimeve

Hans Dieter Steinbach Se pari duhet te bej nje konstatim. Si raporti e Dik Martit ashtu edhe rezoluta e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes duhet te merren shume seriozisht nga te gjitha palet. Ne kete linje ne e pershendesim gatishmerine e treguar te institucioneve te Kosoves atyre ne Serbi dhe Shqiperi per te bashkepunuar me organet hetuese ne qoftese vjen deri te nje hetim. Ky eshte nje aspekt shume i rendesishem per Gjermanine. Megjithate mendoj se raporti i Dik Martit dhe Rezoluta e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes nuk do te kene ndikim te drejtperdrejte ne dialogun e paralajmeruar me Serbine i cili do te zhvillohet me ndermjetesimin e BE-se.

Deutsche Welle Zoti ambasador eshte demtuar imazhi i Kosoves pas publikimit te raportit te Dik Martit

Hans Dieter Steinbach Mund te themi me siguri se zhvillimet qe ndodhen javet e shkuara rreth ketij raporti po ashtu njoftimet permanipulimin e zgjedhjeve e kane demtuar imazhin e Kosoves. Pikerisht per kete mendoj se eshte e rendesishme qe qeveria e re e Kosoves qe te beje gjithcka qe eshte e mundur per te permiresuar imazhin e Kosoves. Ne kete linje eshte obligim dhe pergjegesi edhe e perfaqesive diplomatike te Kosoves qe ne ato vende ku ato jane prezente te perpiqen te permiresojme imazhin e Kosoves ta shnedrrojne pasqyren e Kosoves e cila paraqitet si nje vend i krizes nje vend i dhunes apo nje vend i trazirave ne nje pasqyre reale.

Deutsche Welle Zoti ambasador cilat jane raportet Gjermani-Kosove ka kohe qe nuk kemi pare nje udheheqes te larte te Kosoves te jete ftuar ne Gjermani apo nje diplomat te larte evropian qe ka vizituar Kosoven a po izolohet Kosova

Hans Dieter Steinbach Jo. Kosova sigurisht nuk po izolohet. Meqe po flasim per marredheniet gjermano-kosovare vitin e shkuar kemi pasur nje sere vizitash te politikaneve gjermane ne Kosove dhe vizita te politikaneve kosovare ne Gjermani. Ne maj te vitit te kaluar Presidenti Sejdiu beri nje vizite zyrtare ne Berlin. Pas kesaj vizite ishte Ministri i jashtem gjerman qe vizitoi Kosoven po ashtu ishte ketu edhe Ministri Federal gjerman i Mbrojtjes keshtu qe mendoj se ne pergjithesi ka pasur nje shkembim intensiv vizitash ne kete aspekt. Pervec kesaj ka pasur vizita te parlamentareve gjermane ne Kosove dhe politikaneve kosovare ne Gjermani keshtu qe nuk mund te flitet per nje izolim te Kosoves. Keto vizita do te vazhdojne edhe ne te ardhmen. Ne jemi te interesuar per stabilitetin e rajonit dhe ne kete stabilitet bejne pjese edhe vizitat dhe takimet e ndryshme.

Deutsche Welle Zoti ambasador cili do te jete roli i Gjermanise ne bisedimet Kosove-Serbi

Hans Dieter Steinbach Dialogu do te zhvillohet ndermjet Kosoves dhe Serbise me ndermjetesimin e BE-se ashtu sic eshte paralajmeruar dhe ne si Republike Federale e Gjermanise e mbeshtesim kete dialog. Me kete rast shpresojme qe sa me shpejt te arrihen rezultate konkrete ne interes te te gjitha qytetareve. Ne si pjese e BE-se jemi te interesuar qe kjo te ndodhe dhe e mbeshtesim shume kete dialog.

Deutsche Welle Ambasador Steinbach qe nga paslufta kemi pare angazhimin gjerman ne Kosove si ne aspektin politik ashtu edhe ate kulturor dhe ekonomik. Do te vazhdoje ky angazhim edhe me tutje

Hans Dieter Steinbach Nuk ka dyshim ne kete aspekt. Kjo mbeshtetje qe ka qene deri tash do te vazhdoje edhe ne te ardhmen. Qe nga perfundimi i luftes ne Kosove ne kemi dhene nje mbeshteje intensive per Kosoven. E shprehur ne shifra kjo mbeshtetje arrine shumen prej 370 milion eurove qe Gjermania i ka dhene per bashkepunimin zhvillimor politik me Kosoven. Pos kesaj kemi nxitur edhe bashkepunim kulturor. Nje shembull i mire ne kete drejtim jane Javet Gjermane te cilat i organizuam me sukses te jashtzakonshem para dy vitesh. Ne jemi te interesuar qe kete bashkepunim ta vazhdojme edhe ne te ardhmen qofte ne aspektin politik ne lidhshmeri me njohjet e reja te shtetit te Kosoves apo anetaresimin e saj ne strukturat nderkombetare. Nje pike te rendesishme te angazhimit gjerman ne Kosove paraqet edhe angazhimi i personelit gjerman ne Kosove qofte ne kuader te KFOR-it apo brenda EULEX-it - dy misione jashtezakonisht te rendesishme te cilat po japin kontributin e tyre ne stabilitetin e Kosoves.

Intervisten e zhvilloi Bekim Shehu

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›