E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angela Merkel, për Bayernin apo Dortmundin?

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është një nga femrat më të lumtura në Gjermani për suksesin që kanë arritur skuadrat gjermane në Ligën e Kampionëve. Politikanja e famshme gjermane e ka festuar mbrëmë fitoren e Bayernit me stafin e saj duke qenë një tifoze e zjarrtë siç është parë shpesh.

Por mediat gjermane ishin me plot kurreshtje për të ditur se për cilën skuadër Merkel do të bëj tifo në finale.

"Bayerni apo Dortmundi? Unë me 25 maj jam për Gjermaninë. Për mua është e rëndësishme vetëm se është një finale gjermane. Jam shumë e lumtur sepse në fund të fundit, Gjermania do të fiton sigurtë. Le të fitoj Bayerni apo Dortmundi, unë do të festoj atë natë. Këtë ndeshje do ta shikoj nga "Wembley"" deklaroj Merkel./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›