Fergie vë bast për Danny Wellbeck

Sir Alex Ferguson e ka shprehur bindjen e tij se Danny Wellbeck në edicionet tjera me Manchester United, do ti shumëfishoj golat në skuadër. Sulmuesi i ri anglez këtë edicion ka shënuar vetëm 2 gola duke u kritikuar në media për efikasitetin e ulët të tij.
"Wellbeck në vitin e kaluar shënoj 12 gola ndërsa këtë edicion vetëm 2. Ai është një sulmues i ri që premton shumë. Unë vë bast se ai vitin tjetër do ti shumëfishoj golat në skuadër. Unë marr një pjesë të përgjegjësisë për efikasitetin e Wellbeck sepse në disa ndeshje e kam inkuadruar në pozita që atij nuk i përshtaten" deklaroj Ferguson./Indeksonline/