E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramosi përshëndetet me Mourinhon, si Materazzi

Nëse tifozët e Interit e kujtojnë ende përshëndetjen emocionuese të Jose Mourinhos me Marko Materazzin, një kujtim të ngjashëm mund ta kenë edhe tifozët e Realit.

Në stërvitjen e sotme të Realit, Sergio Ramos e ka bërë një përqafim me Mourinhon që në vlerësimin e parë dukej si lamtumirës.

Thuhet se seanca e sotme ka qenë shumë e ftohtë në mes lojtarëve dhe Mourinhos dhe se Mourinho nuk ka shkymbyer fjalë me asnjë lojtarë.

Në fund të saj Ramos duke shkuar në zhveshtore, e përqafoj atë duke konfirmuar se largimi i tij është vetëm çështje ditësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›