E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hat-trick i Gareth Bale

Ylli i Tottenhamit ka arritur hat-trick këtë edicion me Tottenhamin. Ylli uellsian kësaj radhe nuk arriti 3 gola, por është fitues i tre çmimeve më të rëndësishme të vitit në futbollin anglez.

Pak ditë pasi u shpallë lojtari më i mirë në Premierligë, dhe lojtari më i mirë i ri, Bale sot është shpallur edhe lojtari më i mirë në Premierligë nga shoqata e shkrimtarëve të futbollit anglez.

Bale u shpallë sot fitues duke mposhtur në garë edhe një herë yllin e Manchester United, Robin Van Persien. Bale mori 53% të votave në këtë shoqatë.

Lojtarë tjerë në garë për këtë çmim ishin edhe Mata, Suarez, Zabaleta, Cazorla, Lambert dhe Benteke./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›