E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angeleri në Sunderland

Sunderland e ka transferuar përfaqësuesin argjentinas, Marcos Angeleri. Ish-futbollisti i Estudiantes ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ish-ekipin e Lorik Canës. Mbrojtësi 27 vjeç është përforcimi i pestë i menaxherit Steve Bruce, pas Titus Bramble, Simon Mignolet, Cristian Riveros e Ahmed Al-Muhammadi. “Marcos është i fuqishëm, luftarak dhe do t’ia shtojë intensitetin skuadrës”, ka thënë Bruce.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›