E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gourcuff, ide e re e Barçës

Edhe pse ka një mesfushë të stërmbushur me yje, Barcelona ka vendosur ta përforcojë këtë repart me një lojtar të madh. Objektiv numër një i klubit katalunas mbetet 23-vjeçari i Arsenalit, Cesc Fabregas, por ekipi londinez nuk e ka ndërmend ta lëshojë për një shumë më të vogël se 50 milionë euro.

Andaj, Barça mund t’i vërsulet futbollistit të Bordeaux, 24-vjeçarit Yoann Gourcuff, i cili shkëlqeu në dy sezonet e fundit në kampionatin francez, pas një aventure zhgënjyese te Milani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›