E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Angelina Jolie ka njoftuar tërheqjen si ambasadore e agjensisë së OKB-së për refugjatët

AKtorja amerikane Angelina Jolie ka bërë të ditur se është tërhequr nga roli i saj si ambasadore e agjensisë së OKB-së për refugjatët, UNHCR, pas më shumë se 20 vitesh në atë detyrë. 

“Besoj në shumë gjëra që ndërmerren nga OKB, vecanërisht në jetët që shpëton. Por tashmë do të punojë me organizata të drejtuara nga njerëz që janë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga konfliktet në mënyrë që t’u jap atyre një zë më të fortë” u shpreh 47 vjeçarja.

Jolie theksoi se refugjatët ishin njerëzit që ajo admironte më shumë në botë dhe se do të punonte me ta për pjesën tjetër të jetës.  

Jolie nuk dha detaje për organizatat me të cilat planifikon të punojë. 

UNHCR ndërsa e cilësoi Jolie si një nga aktivistet më me ndikim për të drejtat e njeriut, në një deklaratë, u shpreh se aktorja do të angazhohej me një gamë më të gjerë çështjesh humanitare dhe për të drejtat  e njeriut. 

“Jolie ka punuar pa u lodhur, duke ndërmarrë më shumë se 60 misione në terren për të dëgjuar dëshimitë e atyre që vuajnë” u shpreh gjencia.  

Angelian Jolie, aktore e mirënjohur dhe fituese e çmimit Oscar, ka punuar me UNHCR që nga viti 2001, dhe në vitin 2012 u bë e dërguara speciale e agjensisë. Gjatë muajve të fundit, ajo është takuar me njerëz që janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›