Rusia bombardon me raketa Ukrainën, 3 të vrarë dhe 13 të plagosur në qytetin Kryvyi Rih! Zelensky: Objektivi i tyre, civilët

Ushtria ruse ka kryer një sërë sulmesh në disa qytete të Ukrainës, ku si pasojë e bombardimeve, 3 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur në qytetin Kryvyi Rih.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për një djalë të mitur të mbetur nën rrënojat e një blloku apartamentesh, ndërsa viktimat ishin prindërit e fëmijës. Një grua 64-vjeçare e paidentifikuar gjithashtu u vra gjatë sulmeve.
Trembëdhjetë persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën, ku një fëmijë shtatëvjeçar është në gjendje të rëndë”.
Qyteti në Ukrainën jugore ishte ndër më të goditurit në valën e fundit të sulmeve me raketa ruse.
“Të gjithë objektivat e tyre sot janë civilë, dhe këto janë kryesisht objekte të furnizimit me energji dhe ngrohje”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky./ CNN
/rtsh.al/