E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Peruja në gjendje të jashtëzakonshme pas rrëzimit të Presidentit, 300 turistë mbeten të bllokuar në Machu Picchu

Rreth 300 turistë nga e gjithë bota kanë mbetur të bllokuar në qytetin antik të Machu Picchu, pasi Peruja u “zhyt” në gjendje të jashtëzakonshme pas rrëzimit të presidentit të vendit.

Ish- presidenti, Pedro Castillo u fajësua dhe më pas u arrestua në fillim të dhjetorit pasi njoftoi planin e tij për të shpërndarë Kongresin. Darvin Baca, kryebashkiaku i Machu Picchu, tha se peruanët, amerikanët e jugut, amerikanët dhe evropianët janë ndër udhëtarët e bllokuar.

“Ne i kemi kërkuar qeverisë të na ndihmojë dhe të vendosë fluturime me helikopterë për të evakuuar turistët. E vetmja mënyrë për të hyrë dhe dalë nga qyteti është me tren dhe këto shërbime janë pezulluar deri në një njoftim të dytë”, tha Baca.

Trenat drejt dhe nga Machu Picchu , mjeti kryesor për të hyrë në Sitin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, u ndaluan të martën, sipas një deklarate nga PeruRail, operatori hekurudhor i Perusë në rajonet jugore dhe juglindore të vendit./ CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›