A do të dërgojë SHBA raketa Patriot në Ukrainë? Biden flet pas kërcënimit të Rusisë: Do ta merrni vesh shumë shpejt

Rusia paralajmëroi SHBA se do të përgjigjen në rast se ata do të dërgojnë raketa të sofistikuara në ndihmë të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, megjithatë duket se kërcënimi nuk do ta ndalojë Amerikën.
Presidenti Amerikan, Joe Biden, i pyetur nëse SHBA do të dërgojë raketa Patriot në Ukrainë, u përgjigj se një gjë e tillë do të bëhet me dije shumë shpejt.
“Do ta merrni vesh shumë shpejt“, tha Biden, duke nënkuptuar se së shpejti do të ketë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë çështjen.
Zëvendës-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Vedant Patel iu përgjigj akuzave për “provokim” nga Rusia, teksa deklaroi se SHBA nuk është dhe nuk ka qenë kurrë në luftë me Moskën.
“Shtetet e Bashkuara nuk janë dhe nuk kanë qenë kurrë në luftë me Rusinë, e cila mbetet i vetmi vend që ka kryer veprime provokuese në kontekstin e konfliktit në Ukrainë”, tha ai./ TGCOM
/rtsh.al/