E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angelina Jolie problememe xhirimin e filmitne Sarajeve

SARAJEVE- Ylli i Hollywoodit Angelina Jolie ka kundershtuar vendimin e autoriteteve te Bosnje Hercegovines per te terhequr lejen per xhirimin e nje filmi ku ajo eshte ne rolin e regjisores per te paren here ne karrieren e saj.
Leja qe regjisorja Jolie kishte siguruar per xhirimin e filmit ne Sarajeve dhe ne Zenice ne muajin nentor eshte terhequr pasi organizata e Grave Viktima te Luftes ishte ankuar per subjektin e filmit ne te cilin trajtohet nje histori dashurie ndermjet nje gruaje myslimane dhe nje serbi i cili e kishte dhunuar ate gjate luftes ne periudhen 1992-1995.
Angelina Jolie shpjegoi se nje nga arsyet e xhirimit te filmit ishte per ti rikujtuar njerezit se cka kishte ndodhur gjate luftes.

Ministri i Kultures dhe Sporteve ne Federaten e Bosnje-Hercegovines Gavrilo Grahovac anuloi xhirimet e filmit te pare te aktores hollivudiane duke shpjeguar se Ne nuk mund ti ndalojme xhirimet qe te behen diku tjeter. Por mund te shprehim kundershtimin tone ndaj filmit i cili nuk thote te verteten dhe fyen nje numer te madh te viktimave ka thene Grahovac.

Nderkohe Komuniteti i Intelektualeve ne Bosnje eshte tronditur nga ky vendim.
Nese ka te beje me nivelin e permbajtjes atehere futemi ne nje zone mjaft te rrezikshme cili komision cili specialist mund ti vleresoje permbajtjet per te cilat nuk dime ende ka thene regjisori Srgjan Vuletic.

Pas vendimit te ministrit Grahovac ka reaguar Ministri i Kultures ne kantonin e Sarajeves Emir Haxhihafizbegovic. Ai eshte shprehur kunder ndaleses se krijimeve artistike Do ti lejoj xhirimet dhe le te me arrestoje policia federale

Filmi i Jolie eshte planifikuar te xhirohet ne Bosnje dhe ne Hungari. Ne Budapest kane nisur xhirimet e para.

e.n/rel/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›