Derbi nis menje perplasjeper stadiumin
TIRANE- Tirana-Dinamo eshte ndeshja kryesore e kesaj jave ne kampionatin shqiptar. Duke pare rivalitetin mes dy ekipeve drejtuesit e klubit bardheblu kane menduar qe ajo te luhet te henen ne mbremje ne stadiumin kombetar Qemal Stafa. Por drejtori i ketij impianti Gazmend Sallaku ka nxjerre dje pretendimin per nje borxh te madh qe skuadra 24 here kampione e vendit i ka atij. Tirana na ka 29 milione leke te vjetra borxh ka thene Sallaku. Ne nje rast te tille paralajmerimi eshte i qarte. Nese nuk paguhen keto leke atehere ndeshja nuk luhet ketu ka shtuar drejtori i stadiumit. Ne fakt ne klubin bardheblu nuk e mohojne ekzistencen e ketij borxhi. Donatori kryesor i klubit Refik Halili ka bere te ditur se ndeshja do te luhet aty. Do ti paguajme parate nuk eshte problem - eshte shprehur Halili. - Ndeshja eshte vendosur qe te luhet ne Qemal Stafa dhe aty do te luhet deklaroi me tej ai.
GHS/BalkanWeb
GHS/BalkanWeb