E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne kinemate amerikane filmi The Social Network

Filmi qe eshte duke u shfaqur ne kinemate amerikane The Social Network eshte historia e jetes se krijuesit te Facebookut Mark Zakerberg e pershkruar ne skenarin e Eron Sorkinit dhe nga producenti David Fincer. Facebook ka tani 500 milione anetare dhe Zakerberg ne jeten reale eshte nje nga manjatet me te rinj te medias.

Studenti i Universitetit Harvard Mark Zakerberg nje personazh qe ne film interpretohet nga Xhesi Ajzenberg kur po krijonte Facebookun nuk kishte si synim rendjen pas parase.

Une mendoj se ky personazh ka patur dy motivime. Donte te ishte i ftuar ne shoqerine e re rinjve popullore dhe motivimi tjeter ishte se ai kishte nje vizion prej krijuesi thote skenaristi Eron Sorkin.

Nje tjeter arsye e nenkuptuar ne film jane perpjekjet e personazhit kryesor per hakmarrje. Kur ishte ne Harvard Markun e la e dashura dhe ai donte te bashkohej perseri me te.

Filmi e portretizon Zakerbergun si nje person i cili kupton me mire shifrat se sa njerezit.

Filmi po ashtu ve ne pikepyetje etiken e Zakerbergut. Ne jeten e perditshme ai akuzohet se e ka vjedhur idene per krijimin e Facebookut nga studente te tjere te Harvardit si dhe per menjanimin e mikut te tij me te mire bashkethemeluesit Eduardo Saverin. Akt-padite u zgjidhen me marreveshje jashte gjykates.

Aktori Xhesi Ajzenberg e intrepreton Zakerbergun si nje njeri rebel njekohesisht me nje dimension human duke e portretizuar si njeri teper te dedikuar ndaj vizionit qe kishte.

Ne film shoku i tij i dhomes Eduardo Saverin i cili i dha atij 20 mije dollare per ta filluar kompanine donte ti jepte Facebookut nje tjeter drejtim. Por per Markun perparesi mbetet perdorimi i Facebookut per marredheniet personale thote aktori.

Sot 500 milione vete ne bote lidhen permes Facebookut. Pra nuk eshte cudi qe filmi ishte titulli me i suksesshem ne kinema per javen kur filloi te shfaqej. Diten e premieres spektatoret paten rastin te japin opinione mbi themeluesin dhe vete Facebookun. Ja si u shprehen disa prej tyre.

Me vjen keq per te rinjte pasi me keto norma morale do te jetojne ne nje bote me te keqe.

Filmi te jep nje ide te mire mbi menyren si funksionojne bizneset e medha.

Ka krime nga Facebook. Ka njerez qe jane kercenuar ngacmuar.

Filmi filloi te shfaqej pikerisht pas vetevrasjes se studentit Tyler Clementi qe u hodh nga ura Xhorxh Uashington e Nju Jorkut pasi marredhenia e tij seksuale me nje mashkull shok i tij u xhirua dhe u shfaq drejtperdrejt ne Internet. Clementi e kishte njoftuar me pare vendimin per vetevrasjen e tij ne Facebook.

Por tragjedia nuk ia zbeh vlerat artistike filmit The social Network. Ai eshte nje film me vlera te tilla qe mund te marre mimin Oscar per mjeshterine ne pershkrimin e karakterit njerezor per nje grup aktoresh mjaft te talentuar dhe per dialogun e mprehte. Filmi eshte kronika e rruges qe ka ndjekur nje gjeni dikur i panjohur ne suksesin marramendes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›