E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Financave:Nesër ankandi i obligacionit 3-vjeçar

Qeveria shqiptare do të blejë borxh, nëpërmjet një obligacioni 3-vjeçar. Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë do të realizojnë nesër ankandin e shitjes së obligacionit 3-vjeçar, me një shumë prej 1.5 miliardë lekë dhe që do të shlyhet deri në vitin 2015.
 

Sipas Ministrisë së Financave kuponi indikativ i ofruar nga Ministria e Financave do të jetë 8.65 % dhe do të paguhet çdo 6 muaj, përkatësisht në datat 06 Korrik dhe 06 Janar.
 

Nga kjo nismë, qeveria pritet të ulë kostot e kthimit të borxhit, për shkak të zgjatjes së afateve të shlyerjeve. Nga ana tjetër, ata që blejnë këtë borxh, që mund të jenë edhe individë, mund të përfitojnë interes më të lartë.
 

Sipas rregullores së financave, subjektet të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë në ankand për blerjen e obligacioneve janë bankat e nivelit të dytë, të cilat kanë edhe licencën përkatëse për këtë proces.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›