E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angjeli: Borxhi të sanksionohet me ligj organik

TIRANE- Ish- ministri i Financave Anastas Angjeli e konsideron të nevojshëm për displinimin e financave publike, sanksionimin e një niveli maksimal për borxhin, por sipas tij kjo nuk duhet të bëhet në Kushtetutë, por në ligjin organik të buxhetit, duke i dhënë kështu mundësi qeverisë që të manovrojë në situata emergjente.

Diskutimi për borxhin ka përfshirë tashmë të gjitha vendet europiane, një pjesë e të cilave e kanë përcaktuar në ligj kufirin makisimal të këtij tregusi
„në rastin konkret të Shqipërisë, do të ishte vendosja e një kufiri të sipërm të borxhit me ligjin organik të buxhetit, miratim i të cilit duhet të bëhet jo me një maxhorancë të thjeshtë, por me 84 vota, çka do të jepte një siguri më shumë, edhe për ta kontrolluar, por edhe për ta përdorur atë në raste të jashtëzakonshme“- theksoi Angjeli.

Sipas tij „kjo mund ta përmirësojë gjëndjen, por jo ta zgjidhë përfundimisht cështjen e borxhit. Kjo cështje është tashmë e lidhur me ekonominë dhe financat tona“

Angjeli këshillon ristrukturimin e ekonomisë në mënyrë të atillë që të jetë më prodhimtare, që të rriten të ardhurat e buxhetit të shtetit për të përballuar edhe këtë borxh që aktualisht kemi.

Përsa i përket raportit të FMN-së për Shqipërinë, Angjeli e konsideron atë realist dhe një paralajmërim për ekonominë shqiptare.
„Për herë të parë kemi një paralajmërim shumë serioz të FMN-së jo vetëm thjesht për situatën aktuale. Por dhe perspektivën e ekonomisë dhe financave, cka bën që jo vetëm qeveria por e gjithë politika shqiptare duhet të jetë reflektare ndaj vërejtjeve me qëllim që duhet të jemi syhapur ndaj krizës në eurozonë e në vendet fqinje, me qëllim që ajo duke trokitur në dyert e financave tona të mos ulet këmbëkryç në Shqipëri.“- thotë Angjeli
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›