Meta Do rikandidoj nuk ndalem nga sulmet
Nga qyteti i Durrësit, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka pranuar rikandidimin e tij në krye të forcës së tretë politike në vend. Ai u shpreh se këto zgjedhje do të bëhen për të rigjallëruar strukturat e LSI. Ndërkohë që u shpreh se kjo parti do të vazhdojë të ndjekë politkat e dialogut dhe transparencës, pasi kjo është e vetmja rrugë për zgjidhjen e cdo problemi.
"Natyrisht që ky rezultat impresionues i zgjedhjeve të tetë majit, një arritje spektakolare me mbi 40 mijë vota nuk më demotivon që të mos kandidoj. Megjithatë do të jetë vullneti i anëtarësisë ai që do të vendosë. Është jo vetëm dialogu po dhe propozimet konstruktive për të zgjidhur cdo problem", deklaroi Ilir Meta, kryetar i LSI-së.
Kreu i LSI përpara përfaqësuesve të kësaj force në Durrës, ka theksuar se nëse partitë politike do të kishin pranuar “Paktin Kombëtar” të propozuar nga LSI, sipas tij, tani do të kishim marrë statusin e vendit kandidat.
Edlira Sulejmani