Angjeli Urgjente ndihmat financiare nderkombetare dhe nga NATO

Fatura ende e padukshme e katastrofes se permbytjeve ajo financiare kerkon nje nderhyrje paraprake prej nga ku mund te kanalizohen me mire energjite dhe fondet e shtetit. Ishndashministri i Financave Anastas Angjeli hedh ne kete interviste disa sugjerime me vlere qe pervec aspektit ekonomik japin edhe nje rruge komunikimi politik se fundmi i munguar.
Buxheti i vitit 2011 sapo u miratua dhe nje nga ndryshimet e bera me nje debat te gjere ishte dhe ai qe vete mazhoranca qeverisese beri per te perballuar pasojat e permbytjeve ne zonen e Shkodres. Ne disa deklarime tuaja ju keni thene se kjo eshte e pamjaftueshme. Pse dhe si e gjykoni kete ne kushtet qe katastrofa po zgjerohet
-Katastrofa nga permbytjet dhe pasojat e saj po vijne duke u rritur ne menyre shumedimensionale si nga pikepamja e shtrirjes territoriale ne vend ashtu edhe nga pasojat dhe demet qe ajo po shkakton ne te gjitha planet. Keshtu qe propozimi i bere dhe i miratuar per nje fond per nderhyrje ne shtratin e lumit te Bunes mendoj se megjithese i domosdoshem ishte dhe tashme akoma me shume mbetet i pamjaftueshem. Ideja ime e bere dy dite me pare para miratimit nen per nen te buxhetit ishte per nje ndihme me te madhe dhe me nje vizion tjeter. Me konkretisht ajo lidhej me faktin se kjo ceshtje tashme po shnderrohet ne kronike dhe nuk mund te zgjidhet duke fajesuar Zotin apo natyren. Kjo kerkonte nje reflektim me te gjere ndaj ndryshimeve globale te klimes ndaj ekonomise se gjelber permes fillimit te projektimit dhe zbatimit te programeve konkrete ne vendin tone. Natyrisht per momentin dhe ceshtjen ne fjale mendoja dhe sugjeroja se diskutimi dhe miratimi i buxhetit 2011 ishte rasti me i mire per krijimin dhe miratimin e nje Fondi te Posacem per Perballimin e Situates se krijuar nga permbytjet ne zonen e Shkodres. Jashte fondit te kontigjences apo fondit rezerve te KM. Teknikisht ky problem mund te zgjidhej ose duke e vendosur nen te vecante ne Ligjin e Buxhetit te vitit 2011 me detyrimin qe kundrejt nje projekti konkret kjo shume te rimiratohet me gjithe projektin per perballimin e situates ne zonen e Shkodres me ligj te vecante ne fillim te sezonit te ardhshem kuvendor ne janar 2012 ose keto fonde tu shtohen Ministrive te Linjes qe lidhen me ceshtjen e permbytjeve pjesetare te projektit si Ministria e Bujqesise Ministria e Transportit Ministria e Brendshme e Pushtetit Vendor Ministria e Ekonomise Energjetikes dhe Tregtise etj. kundrejt projektit qe te miratohet gjithashtu me ligj. Natyrisht kjo kerkonte edhe konsensusin e opozites. Me sa duket situata po progreson me shpejtesi dhe katastrofa nga permbytjet po zgjerohet dhe prognoza edhe ne javen e ardhshme duket se jep sinjale te vazhdimit te perkeqesimit te saj. Kesisoj duhet vazhduar qe brenda mundesive te jepen zgjidhjet me efektive.
Z.Angjeli a mund te na thoni me konkretisht se cilat mund te ishin keto zgjidhje
Se pari qeveria duhet te menaxhoje buxhetin e mbetur te ketij viti ne menyre me efektive ne dobi te minimizimit te pasojave te permbytjes sidomos per ceshtjet me emergjente te kesaj fazeEvakuimi i banoreve zhbllokimi i pikave nevralgjike qe mund te pakesojne sasine e ujerave sigurimi i pajisjeve e mjeteve te nevojshme marrja e masave per furnizim me ushqime e medikamente per njerezit ne radhe te pare por edhe per gjene e gjalle etj.
Se dyti une mendoj se qeveria ka ende kohe te rivleresoje situaten dhe nese mendon se duhen bere ndryshime te tjera ne buxhet destinacion shpenzimesh nuk duhet te ngurroje ti drejtohet Presidentit te Republikes te mos e firmose projektbuxhetin e vitit 2011 dhe ta riktheje ate ne Kuvend per ndryshime ku besoj se nuk do te mungoje konsensusi i opozites te cilin e ofroi edhe pak dite me pare. Kjo nuk eshte terheqje por reflektim ndaj situates katastrofike qe po rendohet nga ora ne ore dhe ne te gjithe territorin e vendit. Natyrisht qe ne keto ndryshime tashme nuk duhet konsideruar vetem zona e Shkodres por gjithe zonat e prekura dhe ato qe parashikohen te preken.
Se treti eshte momenti qe te kete nje kontribut me te madh edhe nga komuniteti i biznesit dhe cdo qytetar.
Z.Angjeli mendoni se buxheti yne i ka mundesite qe te perballoje gjithe kete dem te madh financiar
Natyrisht qe mundesite financiare jane te kufizuara dhe te pamjaftueshme pasi duhet te permbushen edhe shume detyrime te tjera por ketu fjala eshte per te bere maksimumin e mundshem duke privuar apo spostuar ne kohe ndonje prioritet qe tashme smund te jete prioritet. Nga ana tjeter nisur nga permasat alarmante qe po merr kjo katastrofe natyrore e permbytjeve nisur nga pershkallezimi ne rritje i reshjeve dhe ne ditet ne vijim dhe per rrjedhoje dhe rritja e pasojave dhe demeve jo vetem humane por edhe ekonomike e vecanerisht e fatures financiare me pergjegjesi qytetare profesionale por edhe politike si ish-minister i Financave dhe i Ekonomise sugjeroj
-Institucionet e Larta Drejtuese te Shtetit dhe ato qe kane pergjegjesi direkte te shfrytezojne te gjitha mundesite dhe te drejtat per tiu drejtuar urgjentisht partnereve dhe institucioneve nderkombetare donatoreve kundrejt projekteve konkrete per ndihme emergjente dhe financiare duhet urgjentisht te funksionojne grupet e evidentimit dhe vleresimit te demeve dhe pasojave etj. Gjithashtu vendi yne si vend anetar i NATO-s duhet te insistoje ne kerkesen e ndihmes per perballimin e kesaj katastrofe dhe pasojave te saj qe mund te shnderrohen ne dramatike. Akte dhe konventa nderkombetare parashikojne detyrimet e institucioneve te ndihmes emergjente dhe pse jo edhe humanitare ne raste katastrofe cka i japin mundesi qeverise te kerkoje urgjentisht keto lloj ndihmash.
Cili eshte gjykimi juaj mbi rolin e opozites ne kete situate
Dua te theksoj se besoj se per te gjithe eshte e qarte se kete katastrofe nuk e krijoi opozita. Kjo eshte nje katastrofe natyrore qe padyshim qeveria dhe institucionet e saj kane pergjegjesine e tyre per ate pjese qe lidhet me ushtrimin e detyrave dhe kompetencave ne fushat perkatese sipas vartesise si dhe nje pergjegjesi lidhet me faktin se sa dhe si jane zbatuar masat e marra ne fillim te ketij viti ku u ndodhen ne nje situate thuajse te tille por qe kryesisht ishte e izoluar ne zonen e Shkodres. Nga ana tjeter opozita ofroi kontributin e vet me diskutimin ne Kuvend sipas menyres se saji cili nuk u konsiderua. Por mua me duket se ne kete moment ka me shume rendesi bashkepunimi dhe solidariteti sesa politizimi i tejskajshem apo nxjerrja e pergjegjesive apo transferimi i tyre.