E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Situata pergjegjesi e nje qeverie te votave te vjedhura

Opozita e bashkuar ka vijuar dje protestat ne Pogradec

Permbytjet dhe situata e jashtezakonshme ne vend nuk kane ndryshuar kalendarin e Opozites se Bashkuar. Sikurse ishte paralajmeruar ajo ka zhvilluar dje protesten e radhes ne qytetin e Pogradecit prej nga ku drejtuesit e saj kane marre ne shqyrtim pikerisht situaten e krijuar te pare ne kontekstin e nje deshtimi kapital te qeverise se drejtuar nga Sali Berisha. Veshtiresite e Veriut jane nje ferr i vertete jo nga natyra por nga deshtimi spektakolar i qeverise. Uji eshte kthyer ne nje burim fatkeqesish per mijera familje. Shkodra u permbyt se nuk jane mbajtur premtimet per masat qe duheshin marre ne kohe eshte shprehur Edi Rama. Ai ka nenvizuar se pergjegjshmeria e deshmuar ne rastin e Shkodres buron nga ilegjitimiteti i nje qeverie qe sikurse perseriti ai qendron mbi votat e vjedhura. Me pare paradite kreu socialist ka qene ne zonat e permbytjes ne Fushe-Kruje ku ka takuar banore te zones dhe qytetare te prekur nga pasojat e reshjeve te shumta. Qeveria lsquoBerisha ka deshtuar pasi eshte pergjegjesi e saj qe te gjithe ato masa qe duheshin marre nuk u moren ne kohe cka solli edhe kete situate te pazakonte te permbytjeve eshte shprehur Rama ne Fushe-Kruje. Nderkohe aleati i PS-se ne serine e protestave qe Opozita e Bashkuar ka nisur kreu i PSV-se Petro Koci ka vleresuar se situata e krijuar eshte simptome e nje sistemi i cili ka sanksionuar pushtetin e nje personi mbi institucionet e vendit. Shoqeria dhe vendi jane bere pre e nje sistemi qe sanksionon pushtet dhe Kryeminister te pakontrollueshem. Vete doktorit Sali Berisha i ka dale jashte kontrollit Kryeministri Sali Berisha. Pushtetet e pakontrollueshme jane pushtete te rrezikshme ka deklaruar ne Pogradec Koci. Protesta e djeshme eshte e dyta pas asaj te Elbasanit dhe qe ka angazhuar opoziten ne nje levizje nga e cila synohet largimi i qeverise aktuale. Objektivi mbetet i pandryshueshem ne kete kuader pasi ajo cfare sot PS dhe aleatet e saj konsiderojne si kercenimin me serioz per perspektiven e tyre eshte zhvillimi i zgjedhjeve te reja me Sali Berishen Kryeminister. Nje hap i vleresuar ne kete drejtim eshte bashkimi i se majtes qe zyrtarisht zuri fill ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›