Topi Te shmangen debatet e panevojshme
Evakuim dhe intensifikim i perpjekjeve per minimizim te demeve dhe pasojave. Ky eshte apeli kryesor politik dhe njerezor qe drejtuesit kryesore te shtetit Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha kane bere dje nga Shkodra dhe zonat e permbytura te Ultesires Perendimore. Ne viziten e tij te pare ne zonen e shpallur me statusin e fatkeqesis natyrore kreu i shtetit ka bere thirrje per unifikim te energjive perqendrim ne menaxhimin e situates si dhe shmangien e debateve te teperta ne nje kohe qe dikton me cdo kusht solidaritet dhe kontribute te perbashketa. Problem prioritar eshte ceshtja e evakuimit dhe kjo duhet te behet me rregull dhe me shume kujdes. Une u bej thirrje te gjitheve pa perjashtim ne keto situata te jene te gjithe bashke te mos hapin debate te panevojshme pastaj debati ka vendin e vet dhe ky eshte moment qe duhet kaluar Une kam bindjen qe te gjitha institucionet jane ne kembe. Natyrisht qe une bashke me tjeret po merremi fort me kete pune duke u marre kryesisht me ceshtjen e transportit i cili eshte bere me i nevojshem se kurre... eshte shprehur Presidenti. Mesazhi i shkon politikes dhe partive te cilat edhe ne seancen e fundit parlamentare per buxhetin ofruan nje shfaqje tradicionale por te pavend te ballafaqimit mes tyre. Per kete arsye nderhyrja e kreut te shtetit pervec detyrimit institucional eshte nje ndermjetesim i domosdoshem per te orientuar aty ku duhet vemendjen e politikes ne menaxhimin e nje situate shume te rende. Se deri ku ka arritur pika kritike e zones se permbytur kjo tanime nuk mund te fshihet dhe as te modelohet me deklarime te kontrolluara. Ne kete drejtim Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ka folur dje nga Shkodra ku ka qene me Shtabin e Emergjences i cili po mbikeqyr dhe koordinon te gjithe punen asistuese. Edhe pse kane kaluar vetem pak dite tanime ceshtja per qeverine dhe te gjitha institucionet e angazhuara po shtrohet jo me vetem per evakuimin apo kontrollin e ujerave por per ndihmen ndaj banoreve me materiale jetike si ushqime ilace apo edhe mjete te tjera te nevojshme te cilat jane aktualisht nje domosdoshmeri. Shtabi eshte i vendosur qe me te gjithe potencialin e tij te qendroje mbrapa cdo qytetari por ne kete rast rendesi te jashtezakonshme ka komunikimi. Ndaj zoti zevendeskryeminister duhet te bejme disponibel nje seri me te madhe numrash telefoni ku qytetaret ne nevoje mediat dhe cilido tjeter te jape apelin te beje thirrjen per ndihmen qe i nevojitet... Eumlshte e domosdoshme qe rezerva e shtetit te hape nje qender perpunimi brenda qytetit te Shkodres. Une e kuptoj se kjo nuk eshte komode per ta pasi ne Gjader jane ne kushte me te favorshme pune por autoritetet vendore insistojne se kjo u volit me shume dhe mendoj se kane te drejte eshte shprehur Berisha. Ai ka nenvizuar si mjet alternativ komunikimi dhe transporti linjen hekurudhore e cila ne kushtet e tanishme perben nje arterie jetike per Shkodren dhe zonat perreth. Po keshtu sipas asaj qe tha Kryeministri nje linje taksie komunikimi permes kamioneve te ushtrise mbetet nje ide e mundshme ne nje situate e cila e ka kthyer qytetin e Shkodres ne basen te lundrueshem.