Malaj Bojkoti i parlamentit rruga e gabuar e ndjekur nga socialistet
Deputeti dhe njëkohësisht anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Arben Malaj, u ndal në Durrës në turin e tij të bashkëbisedimit, në kuadër të prezantimit të një platforme për demokratizimin e jetës politike të partive politike dhe konkretisht selisë rozë.
Gjatë një takimi me anëtar të FRESH-it e simpantizantë të selisë rozë në Durrës, Malaj deklaroi se modernizimi i partive politike është një parakusht për të ardhmen tonë.
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, i njohur për qëndrimet e tij të ndryshme nga ato të kryetarit të PS-së, Edi Rama në prezantimin e kësaj platforme, u ndal sidomos tek situata e fundit politike brenda PS-së, duke ripërsëritur qëndrimin se bojkoti i parlamentit është rruga e gabuar e ndjekur nga socialistët.
Malaj tha se kriza parlamentare e 2009 është pasur edhe në 2011, ndaj duhet të ndërmerren hapa konkrete.
Malaj në fjalën e tij u shpreh në lidhje me bojkotin e parlamentit, duke pohuar se duhet bërë oponencë e fortë parlamentare të mbështetur edhe me protesta paqësore.
Pasi sipas deputetit të PS-së, partitë politike mbeten akoma mundësia më e mirë për të kontribuar në modernizmin e vendit si dhe mundësia më e mirë për t’ju kthyer mirënjohjen tw gjithë atyre qw tw besojnë.
Duke u ndalur tek mungesa e një modeli në organizimin dhe funksionimin e brendshëm të partive politike, Malaj sugjeroi heqjen e barrierave për hapjen e tyre, duke shmangur pushtetin e përqendruar dhe pushtetet individuale të tejzgjatura, përtej kufijve të lejuar.
Sipas tij, për të modernizuar partinë duhet të hiqen praktikat e vjetra si dhe duhet punuar për harmonizim sa më të mirë brenda strukturave, pasi mosrespektimi i vlerave ka sjellë dëmtimin e të majtëve.
Duke u bazuar në një model të mirë të PS-së, Malaj tha se i njëjti person nuk duhet të ketë dy mandate.
Platforma e re politike, e iniciuar nga deputeti socialist, Arben Malaj, do të prezantohet në të gjithë Shqipërinë nëpërmjet një turi diskutimesh.