E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, Abramoviç bie nga froni

Kohë të vështira për Çelsin e Roman Abramoviç. Kriza ekonomike ka goditur manjatin rus, që ka rrëshqitur në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit të më të pasurve të futbollit të stiluar nga revista angleze "FourFour Two". Abramoviç ka humbur rreth 3 miliardë euro për shkak të recensionit dhe tashmë pasuria e tij vlerësohet te rreth 7 miliardë euro. Më pak se gjysma e asaj që numëron një nga super të pasurit e futbollit: sheiku Mansur bin Zajed al Nahjan, pronar i skuadrës tjetër angleze, Mançester Siti. Ky i fundit pozicionohet në krye të klasifikimit të më të pasurve të Premier League me 15 miliardë euro. Personazhet prezente në listën e më të pasurve të futbollit grumbullojnë në total një shumë prej 61 miliardë eurosh. Lista përfshin edhe 25 miliardë dhe 25 "new entries". Podi formohet edhe nga biznesmeni i huaj, Lakshmi Mital (partneri i padronit të F1, Bernie Ekleston dhe i Flavio Briatores te ‘Queens Park Rangers‘), i cili pozicionohet i dyti. Pas tij vjen Abramoviç në vendin e tretë, por vetëm një e treta e bosëve më të mëdhenj vjen nga Britania e Madhe. Janë plot 64 anglezë, përfshi tri femra (gra apo të dashura të futbollistëve të Premier League). Në listën e të klasifikuarve është edhe trajneri aktual i Anglisë, Fabio Kapelo, me 25 milionë eurot e tij dhe një kontratë prej 6 milionë eurosh në sezon. Prezent është edhe pop-stari Elton Xhon, i kthyer të mbështesë financiarisht Uatfordin e tij. Një zgjedhje jo e duhur, sipas profesor Tom Kenon, ekspert financiar, i cili thekson se futbolli nuk është më një investim i mirë. "Edhe sepse kostoja e abonimeve do të ulet, ka shpjeguar profesor Kenon, do të jenë gjithë e më të pakët tifozët, të cilët do ta rinovojnë. Dhe kjo do të sjellë probleme të ndryshme, mbi të gjitha në kategoritë e ulëta". Për sa u përket futbollistëve anglezë më të pasur, në krye të listës është Bekham me 125 milionë euro, Ouen (40), Runi (35), Ferdinand (28) etj.

Klasifikimi

Pronarët

1. Shekh Mansour bin Zayed al-Nayan (Mançester Siti) 15 miliardë euro

2. Lakshmi Mittal & family (QPR) 12 miliardë

3. Roman Abramoviç (Çelsi) 7 miliardë

4. Xho Luis (Totenhem) 2.5 miliardë

5. Bernie & Slavica Ecclestone (QPR) 2.4 miliardë

6. Stanley Kroenke (Arsenal) 2.245 miliardë

7. Alisher Usmanov (Arsenal) 1.5 miliardë

8. Lord Grantchester & The Moores Family (Everton) 1.2 miliardë

9. Dermot Desmond (Sëlltik) 1.2 miliardë

10. Lord Ashcroft (Watford) 1.1 miliardë

11. Malkolm Glazer & family (Mançester Junajtid) 1.1 miliardë

Futbollistët

1 David Beckham 125 milionë euro

2 Majkëll Ouen 40 milionë

3 Uejn Runi 35 milionë

4. Rio Ferdinand 28 milionë

5. Robie Fouler 28 milionë

6. Sol Kempbell 28 milionë

7. Rajan Gigs 23 milionë

8. Mikael Balak 20 milionë

9. Frenk Lampard 20 milionë

10. Stiven Xherrard 19 milionë



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›