Man Siti, një yll në merkaton e janarit
Pronarët arabë të Mançester Sitit shpresojnë që deri në fund të janarit të afrojnë një tjetër yll në skuadër. Britanikja "Daily Mail" pretendonte se "sitizens" do të tentojnë të afrojnë njërin ndërmjet Kakasë, Lionel Mesit, David Vijës ose Xhon Territ gjatë merkatos së dimrit. Sipas tabloidit, sheiku Mansur i ka premtuar trajnerit Mark Hjuxhs blerjen e një tjetër lojtari me famë botërore. Deri më tani drejtuesi i stolit e kishte përqendruar fushatën e përforcimeve në lojtarë jo me shumë emër, ku Roke Santa Kruz (Bllekbërn), Kreg Bellami e Skot Parker (Uest Hem) priten t‘i bashkohen blerjes më të re në Istlends, Uejn Brixh. Sapo Hjuxhs të bindet se organika e ekipit, që me klasifikimin e deritanishëm është në luftën për mbijetesë, është e kompletuar, atij do t‘i jepet "dritë jeshile" për të tentuar blerjen e njërit prej katër yjeve që ndodhen në krye të listës së dëshirave të Sitit.
Objektivi për të blerë ikonën e Milanit, Rikardo Kaka, u shfaq publikisht që prej verës së kaluar, kur klubi u ble nga sheikët arabë. Por, në atë kohë, goditja e vetme ishte afrimi i Robinjos nga Reali i Madridit, për 42 milionë euro (shifër rekord në futbollin anglez). Edhe pse në momente të caktuara fantazisti brazilian dukej i gatshëm për t‘u transferuar te Siti, më së shumti ai nuk ka preferuar të hedhë poshtë spekulimet e vazhdueshme. Xhon Terri është një tjetër emër që ka qarkulluar në ditët e para të shtatorit 2008: zërat rreth së ardhmes së mbrojtësit të Çelsit, ndoshta kanë më tepër impakt në hapjen e merkatos. Skuadra e Hjuxhs ka shfaqur probleme të theksuara në repartin difensiv, një handikap që mund të zgjidhet me afrimin e kapitenit të përfaqësueses angleze. Gjithsesi, edhe kjo hipotezë duket e pamundur për t‘u realizuar. Në sezonet e fundit Terri dhe Çelsi kanë qenë gjithmonë në garën për titull dhe ai është një prej lojtarëve më të paguar te londinezët. Arsye më se të mjaftueshme për të mos u larguar nga blutë e Roman Abramoviç.
E njëjta gjë vlen edhe për Lionel Mesin. Argjentinasi nuk ka asnjë arsye përse të largohet nga Barcelona, e cila po dominon në Spanjë dhe i ka të gjitha kartat në rregull të triumfojë në Evropë, për një skuadër që së fundmi u turpërua nga Notingem Forest, në turin e tretë të FA Cup. Momentalisht, 21-vjeçari është lojtari më në formë në botë dhe luan për skuadrën më spektakolare. Edhe afrimi i tij duket një mision i pamundur.
I fundit në listë mbetet David Vija. Emri i sulmuesit të Valencias po qarkullon prej javësh në ambientet e Mançester Sitit, madje gjatë muajit të kaluar u spekulua se klubet kishin filluar bisedimet. Por, në raportimet më të fundit nga Spanja thuhet se golashënuesi më i mirë në Euro 2008 nuk do të largohet nga "Mestaja" gjatë dimrit, edhe pse skuadrës së La Ligas do t‘i shërbenin pa masë paratë e përfituara nga shitja e tij. Pra duket se të gjithë këta lojtarë janë thuajse të pakapshëm pavarësisht fondeve të palimituara të klubit të Premiershipit. Vetëm koha do ta tregojë nëse sheiku Mansur do të jetë në gjendje të blejë një tjetër yll të klasit botëror.