E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, Assange fiton lirinë me kusht

Gjykata e Lartë Britanike ka vendosur të lirojë me kusht themeluesin e faqes “Wikileaks”, Julian Assange. Gjithashtu gjykata ka vendosur që seanca gjyqësore për ekstradimin e Julian Assange do të zhvillohet më 11 janar 2011.
 

39-vjeçarit Assange iu akordua lirimi me kusht më parë gjatë javës, në shkëmbim të një garancie pasurore prej 240 mijë stërlinash. Megjithatë, ai mbeti në burg, pasi autoritetet suedeze apeluan ndaj vendimit.
 

Austaliani kërkohet në vendin skandinav për akuzën e përdhunimit dhe abuzimeve seksuale, akuzë e hedhur poshtë më parë prej tij.
Julian Assange është shndërruar në personin më të përfolur të botës në javët e fundit, pasi faqja e tij “Wikileaks” ka publikuar rregullisht sekrete të administratës amerikane dhe dokumente të komunikimit të Uashingtonit, me ambasadat e tij nëpër botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›