Dick Marty: Kam prova për trafikun e organeve

Raportuesi i KiE-së Dick Marty zhvilloi një konferencë shtypi, në lidhje me akuzat ndaj kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi për trafiqe të ndryshme.
Marty tha se hetimi është shumë serioz dhe se ka fakte për akuzat për trafik droge, armësh dhe organesh njerëzore.
Ai theksoi se publikoi emrat pasi ka prova dhe kërkoi që autoritetet të nisin hetimin.
Sipas raportuesit të KiE-së, trafiku i organeve është kryer edhe jashtë Kosovës.
Marty tha se është bërë zëdhënësi i atyre personave që janë viktima të këtyre krimeve.