E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, nis gjyqi historik ndaj 196 ushtarakëve puçistë

Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll ka nisur sot seancën e parë gjyqësorë kundrejt 196 ushtarakëve, të cilët akuzohen se kanë planifikuar shkatërrimin e parlamentit dhe rrëzimin e qeverisë në vitin 2003.
Disa të dyshuar, të cilët kanë udhëtuar jashtë shtetit si justifikim, do ta humbasin seancën e parë. Gjyqi ka të bëjë me planin operacional të grupit “Ergenekon”, i cili parashikonte të “minonte” qeverinë duke vënë bomba në xhamia, dhe bombardime në kufirin me Greqinë, në mënyrë që të krijohen trazira dhe pushteti të merrej nga ushtria.

Në bankën e të akuzuarve janë funksionarë të lartë si ish-Komandanti i Forcave Ajrore të Turqisë, gjenerali në pension Halil Ibrahim Firtina, ish-Komandanti i Marinës, Ozden Ornek, dhe ish-Komandanti i Ushtrisë, Çetin Dogan.

Në rast provimi të akuzave, ata rrezikojnë 15 deri 20 vjet burg për tentativë për grusht shteti. Të akuzuarit, duke pranuar vërtetësinë e dokumenteve, thonë se komploti nuk ishte asgjë më shumë se një seminar që diskutonte skenarët hipotetikë.

Mes të akuzuarve janë edhe 28 gjeneralë në shërbim. Gjyqi mendohet se do të zgjasë me muaj të tërë.

Mijëra dokumente të konfiskuara nga bazat ushtarake do të përdoren nga prokurorët të këtë gjyq për të provuar se plani i viti 2003 i “Ergenekon”-it kishte synim të fundëm rrëzimin e qeverisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›