E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania, 60 mln euro për ruajtjen e Aushvic-Birkenaut

Gjermania do të paguajë 60 milionë euro për ruajtjen e vendit të ish-kampit të njohur nazist të përqendrimit, Aushvic-Birkenaut.

Kjo shumë sanksionohet në një marrëveshje të nënshkruar dje, njoftojnë mediat polake.

Në fondin e themeluar për ruajtjen e kompleksit nga shkatërrimi, me iniciativë të ish-ministrit polak të Punëve të Jashtme, Vladislav Bartoshevski, do të derdhen rreth 60 milionë euro edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtete të tjera evropiane.

"Kjo është dëshmi për përgjegjësi para historisë, dëshmi për unitet të themeluar në besim dhe shprehje të besimit në një të ardhme të përbashkët", deklaroi Bartoshevski

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›