E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, Brown oratori më i mërzitshëm i vendit

Kryeministri Gordon Brown është oratori më i mërzitshëm i Britanisë së Madhe. Sipas një sondazhi të bërë publik dje, ai është renditur para futbollistit David Beckham dhe aktores Kate Winslet. Stili i thatë i kryeministrit Brown vihet para dialektit londinez të David Beckham dhe Kate Winslet që u kritikua nga vendi i saj i lindjes për kapacitetin për të nxjerrë në dukje emocionet, në mënyrë të veçantë gjatë ceremonisë së "Golden Globes". Sipas këtij sondazhi, realizuar me një mijë persona nga shoqëria e mesazherisë vokale "SpinVox", oratori më i mirë britanik është aktori dhe realizuesi Stephen Fry.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›